Ndërlidhjet

Francë: Mbështjetje për sulmet ajrore kundër militantëve


Francois Hollande
Francois Hollande

Presidenti i Francës, Francosi Hollande, do t’i mbështesë sulmet ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik në Irak.

Duke folur sot në një konferencë për shtyp në Paris, zoti Hollande tha se “kam vendosur t’i përgjigjem kërkesës së autoriteteve të Irakut për të ofruar mbështetje ajrore”.

Ai tha se Franca nuk do të dërgoj trupa tokësore dhe se Franca “do të intervenoj vetëm në Irak”, duke e përjashtuar intervenimin ushtarak në Siri.

Më 17 shtator, Dhoma Përfaqësuese e Kongresit të Shteteve të Bashkuara, e ka miratuar një amandament me të cilin presidentit, Barack Obama, i jepet autoriteti për t’i stërvitur dhe pajisur kryengritësit sirianë për të luftuar kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Ky legjislacion pritet të miratohet edhe në Senat.

XS
SM
MD
LG