Ndërlidhjet

Australi: Xhihadistët kishin planifikuar sulme


Pamje nga kryeqyteeti Kanberra në Australi
Pamje nga kryeqyteeti Kanberra në Australi

Zyrtarët e Australisë kanë shpallur sot se është shtuar siguria në ndërtesën e parlamentit, pas arrestimit të 15 vetëve të dyshuar për mbështetje të grupit militant, Shteti Islamik.

Kryeministri i Australisë, Tony Abbott, tha se “ekzistojnë lidhje të afërta ndërmjeet australianëve që luftojnë me ISIL-in në Siri dhe Irak, dhe rrjeteve të mbështjetjes këtu në Australi”.

Autoritetet australiane thonë se personat e arrestuar kishin planifikuar që ta zgjedhin dikë në rrugë, ta rrëmbejnë atë e pastaj ta mbulojnë me flamur të IS-it dhe t’ia prejnë kokën, ndërsa e gjithë kjo do të filmohej.

Zoti Abbot tha se “demonstrimi i ekzekutimit” ishte bërë nga një australian, që është operativist i lartë i grupit militant Shteti Islamik në Siri.

XS
SM
MD
LG