Ndërlidhjet

Alex Salmond, paralajmëron dorëheqje, pasi skocezët i thanë JO pavarësisë


Ministri skocez, Alex Salmond
Ministri skocez, Alex Salmond

Ministri i parë skocez, që nisi fushatën për pavarësinë e Skocisë, ka thënë se do të jap dorëheqje, pasi që skocezët i thanë ‘Jo’, ndarjes nga Britania e Madhe, në referendumin që u mbajt të enjtën.

Salmond u ka thënë këtë, gazetarëve të premtën, duke shtuar se ai ndihet krenar për fushatën.

“Për Skocinë, fushata nuk ka mbaruar dhe ëndrra nuk vdes kurrë”, është shprehur ai.

XS
SM
MD
LG