Ndërlidhjet

Militantët e IS vazhdojnë me pushtimin e fshatrave në Siri


Militant te IS, ne Siri
Militant te IS, ne Siri

Forcat kurde siriane janë tërhequr nga rreth 60 fshatra, aty ku po qëndrojnë militantët e Shtetit Islamik (IS), ka njoftuar të premtën një grup monitorues sirian.

Militantët e Shtetit Islamik, po përdorin armë të rënda, përfshirë edhe tanke, ka njoftuar Rami Abdulrahman, drejtor i Observatorit Britanik për të Drejtat e Njeriut në Siri.

Një zyrtar kurd i kontaktuar nga Reuters, ka thënë se ai nuk e kishte pasur idenë se sa shumë fshatra janë uzurpuar nga militantët e Shtetit Islamik.

“Një numër i madh i fshatrave janë kthyer në zona të luftës, dhe banorët e rreth 100 fshatrave janë evakuuar nga shtëpitë e tyre”, ka thënë ai.

XS
SM
MD
LG