Ndërlidhjet

45,000 kurdë sirianë hyjnë në Turqi


Turqi
Turqi

Ankaraja ka bërë të ditur se dhjetëra-mijëra kurdë nga Siria kanë kaluar kufirin me Turqinë gjatë orëve të fundit.

Zëvendëskryeministri turk, Numan Kurtulmus, u ka thënë gazetarëve se “rreth 45,000 kurdë sirianë kanë kaluar kufirin në tetë pika të hyrjes”, presje Turqia ka hapur kufirin më 19 shtator.

Militantët e Shtetit Islamik kanë pushtuar disa fshatra në Siri, pranë kufirit me Turqinë.

Avancimi i tyre ka bërë që lideri i kurdëve në Irak, Masud Barzani, t’i bëjë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të shpëtojë kurdët e Sirisë nga sulmet e militantëve.

XS
SM
MD
LG