Ndërlidhjet

MH17: Familjet gjermane do të padisin Ukrainën


Ukrainë - vendi ku është rrëzuar fluturimi MH 17.
Ukrainë - vendi ku është rrëzuar fluturimi MH 17.

Një avokat gjerman planifikon të padisë Ukrainën për neglizhencë ndaj rrëzimit të fluturimit të Malajzisë MH 17, në territorin e kontrolluar nga separatistët pro-rusë.

Elmar Giemulla, specialist në ligjin e aviacionit, ka thënë se mund të padisë edhe Rusinë.

Giemulla ka thënë se padia do ngrihet në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në javët e ardhshme, në emër të tri familjeve gjermane që kanë humbur të afërmit e tyre në tragjedinë e 17 korrikut.

Sipas tij, Kievi ka treguar neglizhencë, sepse “ligji i avaiacionit kërkon që një qeveri të mbyllë hapësirën e saj ajrore nëse nuk mund të garantojë sigurinë e aeroplanëve që fluturojnë në të”.

Giemulla raportohet se planifikon të kërkojë kompensim prej 1 milion eurosh për secilin pasagjer të vrarë.

Ai ka thënë se edhe të afërmit e tjerë të viktimave mund t’i bashkohen padisë.

XS
SM
MD
LG