Ndërlidhjet

Ghani: Afganistani do të sjellë ‘paqe’


Presidenti afgan, Ashraf Ghani
Presidenti afgan, Ashraf Ghani

Presidenti i sapoemëruar i Afganistanit, Ashraf Ghani është zotuar se qëllimi i qeverisë së re është, të sjell "paqe".

Duke folur në Kabul, kryeqytetin e Afganistanit, sot, ai ka shtuar po ashtu se ky vend tani ka arsye që të festojë procesin e parë të zgjedhjeve demokratike.

"Kjo ëhtë një fitore e madhe për vendin tonë, pasi që për herë të parë në histori, transformimi i pushteteve nga një president tek tjetri është bërë përmes votës së lirë të qytetarëve", ka thënë ai.

Më 21 shtator Komisioni Zgjedhor në Afganistan, ka emëruar Ashraf Ghani si fitues të zgjedhjeve, dalë nga raundi i dytë i garës për President.

Zgjedhja e Ghani’t ka ndodhur pasi që ai dhe rivali i tij Abdullah Abdullah, kanë nënshkruar një marrëveshje për ‘ndarje të pushtetit’, përmes së cilës Ghani bëhet president, kurse Abdullah merr një pozitë të re, atë të shefit të ekzekutivit.

XS
SM
MD
LG