Ndërlidhjet

Islami është njollosur nga ‘forcat e errësirës’


Ilustrim
Ilustrim

Islami është njollosur nga ‘forcat e errësirës’ dhe Arabia Saudite duhet të bëjë më shumë për të mbrojtur rininë e saj nga ekstremizmi, ka deklaruar të hënën, princi i Arabisë Saudite, Moqren bin Abdul Aziz.

Mbretëria Arabisë Saudite, ka rënë dakord me shtetet tjera Arabe, që t’i bashkangjitet Uashingtonit në luftë kundër militantëve të Shtetit Islamik.

“Sot, ne myslimanët, jemi të brengosur, pasi që nuk kemi bërë mjaftueshëm për të mbrojtur popullin tonë dhe rininë tonë, nga ekstremizmi”, ka thënë princi Moqren.

Ai ka shtuar se disa mashtrues të këtyre grupeve ekstremiste, e kanë zëvendësuar doktrinën e tolerancës me ‘terrorizëm dhe bombe’.

Zyrtarë dhe qytetarë së bashku, duhet të tregojnë fytyrën e vërtetë të Islamit, të paraqesin të mirat e religjionit tonë, ka shtuar Moqren.

Mbreti, Abdullah më mars ka emëruar Princin Moqren si trashëgimtar të dytë.

Abdullah, në shkurt të këtij viti, ka vendosur dënime deri në 20 vite burg, për të gjithë ata që i bashkangjiten luftërave të huaja.

Por pavarësisht kësaj, në gusht, Ministria e Brendshme, ka thënë se policia Saudite ka arrestuar 8 persona në veri të vendit, të dyshuar për rekrutim të të rinjve, për t’iu bashkangjitur militantëve të IS në Irak dhe Siri.

XS
SM
MD
LG