Ndërlidhjet

IS vret 40 ushtarë irakian dhe kidnapon 70 të tjerë


ISIS në Siri
ISIS në Siri

Një valë e sulmeve vetëvrasëse nga militantët e Shtetit Islamik, kanë vrarë 40 ushtarë në provincën perëndimore në Anbar të Irakut.

Gjerenali, Rasheded Fleih ka thënë se sulmet kanë ndodhur më 21 shtator, ndërsa ka njoftuar se pos të vrarëve, militantët e IS kanë zënë edhe 70 ushtarë të tjerë.

Nuk është e sqaruar se ku saktësisht kanë ndodhur sulmet, në qytetin e quajtur Sijir apo në Saqlawiyah.

Agjensioni, Associated Press, e ka cituar një zyrtar të sigurimit duke thënë se forcat e Irakut, kanë tërhequr rreth 700 trupa, pasi që militantët e IS kanë nisur sulme masive vetëvrasëse, për të vrarë ushtarët.

Militantët e IS, kontrollojnë një zonë të madhe të Sirisë ndërsa, tani kanë uzurpaur edhe një pjesë të madhe në veri dhe perëndim të Irakut.

Forcat Kurde dhe të Irakut, janë mbështetur nga forcat ajrore të SHBA-së, me ç’rast kanë arritur që të rimarrin disa fshatra, nga duart e militantëve të IS.

XS
SM
MD
LG