Ndërlidhjet

Ban Ki-moon: Ndryshimi klimatik – rrezik për paqe dhe prosperitet


Ban Ki-moon duke folur në hapje të samitit në Kombet e Bashkuara
Ban Ki-moon duke folur në hapje të samitit në Kombet e Bashkuara

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka kërkuar nga qeveritë e të gjitha vendeve në botë, që të tregojnë përkushtim kuptimplotë për marrëveshjen klimatike, e cila pritet të nënshkruhet në vitin 2015 në Paris.

Në këtë aspekt ai ka kërkuar që qeveritë të bëjnë përpjekje që temperatura globale të kufizohet për tu ngritur më pak se dy gradë celsius.

Mëtutje, sot në hapje të Samitit të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, tha:

“Ndryshimi klimatik e kërcënon paqen e fituar me vështirësi, prosperitetin dhe mundësitë për milirada njerëz. Sot ne duhet ta vendosim botën në kursin e duhur. Ndryshimi klimatik është çështje definuese e periudhës sonë”, tha Ban Ki-moon.

Në këtë samit pritet pjesëmarrja e liderëve të afro120 vendeve.

Ky samit po mbahet dy ditë pas demonstratave në gjithë botën, në të cilat është kërkuar aksion më i fuqishëm për tu ballafaquar me nxehjen globale.

XS
SM
MD
LG