Ndërlidhjet

Karzai: Kritika në adresë të SHBA-ve dhe Pakistanit


Hamid Karzai gjatë fjalimit të tij lamtumirës
Hamid Karzai gjatë fjalimit të tij lamtumirës

Në fjalimin e tij lamtumirës, presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, i ka kritikuar ashpër Shtetet e Bashkuara dhe Pakistanin, duke i fajësuar për luftën e vazhdueshme me talibanët.

Gjatë fjalimit të sotëm në pallatin presidencial në Kabul, ai theksoi se “paqja në Afganistan varet nga Amerika dhe Pakistani” dhe ka shtuar se “nëse ato dëshirojnë, paqja do të kthehet në Afganistan”.

Karzai ka arritur në postin e lartë të presidentit me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në vitin 2001, pas përmbysjes së regjimit taliban.

Ai shpeshherë e ka kritikuar fushtatën e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara në përpjekje për ta shkatërruar kryengritjen islamike dhe Pakistanin se i ka strehuar militantët.

Presidenti i ardhshëm i Pakistanit, Ashraf Ghani, do të inaugurohet më 2 shtator.

XS
SM
MD
LG