Ndërlidhjet

Beograd: Fluturimi i parë për në Tiranë prej vitit 2009


Një aeroplan i kompanisë Air Serbia
Një aeroplan i kompanisë Air Serbia

Kompania Air Serbia sot e ka hapur linjën e rregullt ajrore ndërmjet Beogradit e Tiranës.

Gjatë javës do të jenë tri fluturime për në Tiranë.

Me fluturimin e sotëm prej Beogradit për në Tiranë, në të cilin pos 40 udhëtarëve komercialë, ishin edhe gazetarët dhe përfaqësuesit e qeverisë së Serbisë, është shënuar udhëtimi i parë i aeroplanit në këtë relacion prej vitit 2009, raporton agjencia Beta nga Tirana.

Zyrtarë qeveritarë të Serbisë kanë thënë se kjo linjë e re do të kontribuoj për zhvillimin e turizmit.

Udhëtarët në këtë fluturim të kompanisë Air Serbia në Tiranë i ka pritur zëvendësministri i transportit dhe infrastrukturës i Shqipërisë, Ylli Manjani, i cili ka thënë se është i bindur se linja e re do t’i kontribuoj zhvillimit të raporteve ekonomike dhe politike të dy vendeve.

XS
SM
MD
LG