Ndërlidhjet

SHBA: Janë gjetur tre ushtarët e zhdukur afganë


Ushtarët afganë në një kazermë në Kabul
Ushtarët afganë në një kazermë në Kabul

Tre ushtarët afganë, që raportohej se ishin zhdukur në Shtetet e Bashkuara gjatë një ushtrimi, janë gjetur duke u përpjekur ta kalojnë kufirin në Kanada.

Policia në shtetin amerikan Masaçusets tha se afganët ishin gjetur në vendkalimin kufitar afër Ujëvareve të Niagarës në Nju Jork, mbrëmë vonë.

Të tre ushtarët ishin pjesëmarrës të stërvitjeve në bazën ushtarake Cape Cod, në pjesën verilindore të Shteteve të Bashkuara.

Para tri ditësh ishte raportuar për zhdukjen e tyre, pasi së fundit ishin parë në një qendër tregtare afër bazës ushtarake në Cape Cod.

Ata ishin anëtarë të delegacionit 15 anëtarësh të Afganistanit, që merrte pjesë në stërvitjet e Bashkëpunimit Rajonal, që mbahet çdo vit prej vitit 2004, dhe, pos tjerash, ka për synim promovimin e bashkëpunimit.

XS
SM
MD
LG