Ndërlidhjet

OKB: Në konfliktin në Ukrainë – më se 3,500 të vrarë


Pamje e selisë së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë
Pamje e selisë së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë

Zyrtari i lartë i Kombeve të Bashkuara, Ivan Simonoviq, ka thënë se numri i të vrarëve në konfliktin në Ukrainë ka arritur në mbi 3 mijë vetë.

Zoti Simonoviq, që është ndihmës i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, tha sot në Këshillin për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, se përfundimisht më 21 shtator, në konfliktin në Ukrainë ishin vrarë 3,543 vetë, dhe se numri aktual me gjasë është “më i madh”.

Në shifrën e paraqitur, janë përfshirë edhe 298 personat e vrarë në aeroplanin e udhëtarëve të Malajzisë, në muajin korrik.

XS
SM
MD
LG