Ndërlidhjet

BE vlerëson situatën në Ukrainë


Bruksel
Bruksel

Bashkimi Evropian ka bërë thirrje për zbatim më të mirë të marrëveshjes për armëpushim midis Kievit dhe separatistëve pro-rusë.

Ambasadorët e BE-së janë takuar sot në Bruksel për të vlerësuar situatën në lindje të Ukrainës.

Përmes një deklarate, BE-ja ka thënë se ka pasur “zhvillime inkurajuese” nga marrëveshja për paqe e arritur midis Qeverisë në Kiev dhe rebelëve, më 5 shtator.

Megjithatë, ajo ka theksuar se “pjesë të caktuara të të njëjtit protokoll duhet të zbatohen siç duhet”.

Deklarata po ashtu thotë se BE-ja do të shqyrtojë lehtësimin ose heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë “nëse situata në terren përmirësohet”.

Pesë muaj luftime në lindje të Ukrainës kanë lënë së paku 3,000 njerëz të vrarë.

Kievi dhe vendet perëndimore akuzojnë Rusinë për mbështetje të rebelëve dhe për dërgimin e trupave në Ukrainë.

Moska i hedh poshtë këto akuza.

XS
SM
MD
LG