Ndërlidhjet

Afganistan: Presidenti i ri urdhëron hetime të reja për vjedhje


Ashraf Ghani
Ashraf Ghani

Presidenti i ri i Afganistanit, Ashraf Ghani, ka urdhëruar hetime të reja për rastin e vjedhjes së 850 milionë dollarëve, që në vitin 2010 gati e solli shkatërrimin e bankës më të madhe komerciale në këtë vend.

Zoti Ghani sot e ka urdhëruar Gjykatën Supreme të Afganistanit, që ta hapë rastin e Bankës së Kabulit, duke thënë se “koha për aksion ka ardhur, dhe ashtu siç kemi premtuar, lufta kundër korrupsionit do të bëhet në mënyrë gjithpërfshirëse dhe sistematike”.

Banka e Kabulit i ka menaxhuar afro një të tretën e transakcioneve bankare në Afganistan dhe pjesën më të madhe të pagesave qeveritare, përfshirë ato për rroga të ushtrisë dhe forcave të sigurisë.

Pasi e mori një ndihmë financiare nga qeveria, tash kjo bankë e ka emrin Banka e Re e Kabulit.

XS
SM
MD
LG