Ndërlidhjet

Merkel: Marrëveshjet tregtare me SHBA-të dhe Kanadanë – të mira


Angela Merkel
Angela Merkel

Kacelarja gjermane, Angela Merkel, sot i ka mbrojtur planet e Bashkimit Evropian për arrritjen e marrëveshjeve tregtare me Shtetet e Bashkuara dhe Kandanë, duke thënë se kjo paraqet mundësi të konsiderueshme për BE-në.

Ekziston “një numër i pakufizuar i arsyeve të mira” për BE-në që ta nënshkruaj marrëveshjen e planifikuar tregtare me Shtetet e Bashkuara, tha Merkel gjatë një takimi të eksportuesve gjermanë dhe asociacionit të tregtarëve të shitjes me shumicë në Berlin, raporton agjencia DPA.

Kancelarja Merkel tha se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, së bashku, paraqesin afro 65% të tregtisë botërore dhe në të ardhmen, mund ta përdorin hapësirën e përbashkët ekonomike për krijimin e standardeve ndërkombëtare, përfshirë këtu Kinën dhe Indinë.

XS
SM
MD
LG