Ndërlidhjet

Fushatë 5 vjeçare për pastrimin e Indisë


India, pamje nga Laard Bazaar, qytet i vjetër.
India, pamje nga Laard Bazaar, qytet i vjetër.

Kryeminsitri i Indisë, Narendra Modi, ka nisur një fushatë shtetërore për rritjen e vetëdijësimit për mbajtjen e pastërtisë.

Modi, e ka prezantuar fushatën në një prej rrugëve më të varfëra në kryeqytetin Nju Delhi, ndërsa fillimin e kësaj fushate 5 vjeçare e ka bërë më 2 tetor, në përvjetorin e lindjes së heroit të pavarësisë, Mahatma Gandhi.

Fushata për pastrimin e rrugëve, parqeve, ndërtesave, ka për qëllim që t’i informojë qytetarët për rëndësinë e shëndetit publik.

Ky mision, po ashtu përfshin ndërtimin e tualeteve, për tu mbrojtur nga epidemit.

India me një popullsi prej 1.2 miliardë, një e treta e tyre ka qasje në kanalizim, kurse gjysma e popullsisë praktikojnë kanalizimet e hapura, duke i vendosur ata në një rrezik të lartë të sëmundjeve si kolera, diarrera dhe dizenteria.

XS
SM
MD
LG