Ndërlidhjet

Rusët dhe ukrainasit padisin njëri tjetrin për ‘gjenocid’


Ushtarët ukrainas
Ushtarët ukrainas

Autoritetet ruse, thonë se kanë nisur hetimet ndaj Ministrit të Mbrojtjës së Ukrainës, dhe disa zyrtarëve të lartë shtetëror.

Zëdhënësi i Këshillit rus për Hulumtime, Vladimir Markin, ka thënë sot se, udhëheqësi i ushtrisë, Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës Valeriy Heletey dhe Gjenerali Viktor Muzhenko, do të ballafaqohen me akuza për krime lufte dhe gjenocid.

Më 29 shtator, Rusia ka akuzuar udhëheqësit e lartë ukrainas, se kanë bërë ‘gjenocid’ ndaj banorëve rusisht-folës në Ukrainë.

Në anën tjetër, autoritetet ukrainase kanë shpërfillur akuzat ruse, dhe vet ata kanë hapur akuzë penale ndaj zyrtarëve rusë.

Forcat ukrainase dhe separatistët pro-rusë, tash 6 muaj janë duke luftuar në Ukrainën lindore, nga i cili konflikt kanë vdekur më shumë se 3 mijë njerëz, dhe qindra të tjerë kanë ikur nga shtëpitë e tyre.

XS
SM
MD
LG