Forcat rebele në lindje të Ukrainës janë duke bërë përpjekje për të marrë aeroportin e Donjeckut, i cili kontrollohet nga qeveria.
Një zëdhënës i ushtrisë së Ukrainës ka thënë se separatistët pro-rusë kanë vazhduar ofensivën që kanë nisur një ditë më parë.
Sipas tij, rebelët janë duke përdorur tanket, artilerinë e rëndë dhe mortajat.
Aerporti i Donnjeckut ka qenë vazhdimisht në fokus të luftimeve, pavarësisht armëpushimit të arritur më 5 shtator.