Ndërlidhjet

Sulm vetëvrasës në xhami – 10 të vdekur


Pamje nga nje xhami shiite, e sulmuar më herët në Bagdad.
Pamje nga nje xhami shiite, e sulmuar më herët në Bagdad.

Një sulm vetëvrasës me bombë në një xhami Shiite, në qendër të Bagdadit, ka vrarë sot më së paku 10 predikues.

Sipas policisë dhe ndihmnës së shpejtë mjekësore, më së paku 25 të tjerë janë plagosur, nga ky sulm.

Policia tha se sulmuesi ka shpërthyer eksplozivin, derisa njerëzit ishin duke e lënë xhaminë e Al-Khairat, pas lutjeve të mesditës.

Ky sulm, vjen një ditë pasi që një tjetër sulm vetëvrasës me bombë ka shpërthyer në një xhami shiite, në perëndim të Bagdadit, me çrast kjanë vrarë 22 njerëz dhe janë plagosur 36 të tjerë.

Në Bagdad, kohët e fundit është rritur numri i sulmeve vetëvrasëse me bomba, shumica prej të cilave bëhen nga militantët e Shtetit Islamik (IS).

XS
SM
MD
LG