Ndërlidhjet

OKB: Përpjekje për gjenocid kundër pakicës Yazidi


Irak
Irak

Një zyrtar i lartë i Kombeve të Bashkuara ka thënë se provat tregojnë fuqishëm se sulmet e militantëve të Shtetit Islamik ndaj pakicës Yazidi të Irakut, janë “përpjekje për të kryer gjenocid”.

Ndihmësi i sekretarit të përgjithshëm për të drejta të njeriut, Ivan Simonoviq, i ka bërë këto komente pas qëndrimit njëjavor në Irak.

Mijëra banorë Yazidi janë vrarë, janë djegur të gjallë ose janë shitur për skllavëri.

Shteti Islamik e konsideron këtë komunitet si femohues.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka autorizuar sulmet ajrore në Irak në muajin gusht, duke theksuar nevojën për parandalimin e gjenocidit kundër pakicës Yazidi.

XS
SM
MD
LG