Ndërlidhjet

Malala merr Medaljen e Lirisë së SHBA-së


Malala Yousafzai
Malala Yousafzai

Malala Yousafzai, aktivistja pakistaneze e të drejtave të fëmijëve, ka marrë Medaljen e Lirisë së Shteteve të Bashkuara.

Qendra Kushtetuese Kombëtare ka thënë se Yousafzai është shpërblyer për guximin dhe kapacitetet e saj.

Malala ka thënë se 100,000 dollarët që i ofron çmimi, do t’i shpenzojë për arsimin në Pakistan.

Malala, e cila tani jeton në Britani, ka fituar famë me fushatën për shkollimin e vajzave në Pakistan.

Në tetor të vitit 2012, ajo është qëlluar nga talibanët dhe është plagosur rëndë.

Në tetor të këtij viti, ndërkaq, është shpallur bashkëfituese e Çmimit Nonel për Paqe.

XS
SM
MD
LG