Ndërlidhjet

Ish-ministri i Mbrojtjes i Gjeorgjisë dënohet për torturë


Bacho Akhalaia
Bacho Akhalaia

Një gjykatë në Gjeorgji ka dënuar ish-ministrin e Mbrojtjes, Bacho Akhalaia, me shtatë vjet e gjysmë burgim, për torturim të të dënuarve më 2006.

Gjykata e Qytetit në Tbilisi ka dënuar me burg edhe ish-zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Brendshme, Giorgi Mazmishvili dhe vëllezërit Levan dhe Megis Kardava.

Levan Kardava dhe Mazmishvili janë gjetur fajtorë për vrasje të tre njerëzve, të cilët kanë planifikuar largimin nga burgu të të afërmve të tyre, dhe janë dënuar me 11 vjet burgim.

Akhalaia, i cili ka shërbyer si shef i sistemit të burgjeve të Gjeorgjisë në kohën e vrasjeve, është akuzuar së bashku me Megis Kardavan për torturimin e të dënuarve.

Akhalaia është tashmë në burg dhe është akuzuar për shkelje në disa raste të tjera kriminale.

Ai i ka hedhur poshtë akuzat.

XS
SM
MD
LG