Ndërlidhjet

Sulme me bombë në Bagdad – vdesin 28 persona


Ilustrim
Ilustrim

Dy sulmues me makinë me bombë në Bagdad kanë vrarë më së paku 28 persona, më 22 tetor, ka njoftuar policia e vendit.

Një shpërthim ka ndodhur në një lagje Shiite të qytetit Sadr, duke vrarë 10 persona dhe plagosur 29 të tjerë.

Shpërthimi i dytë ka ndodhur ka ndodhur afër një pompe të benzinës, në Karrada, duke vrarë 18 persona dhe plagisur 37 të tjerë.

Sulme me bombë, përfshirë vetëvrasje me makinë me bombë, janë shpeshtuar ditët e fundit në Bagdad.

Grupi i Shtetit Islamik, i cili kontrollon pjesë të qytetit, është akuzuar për pjesën më të madhe të këtyre sulmeve.

XS
SM
MD
LG