Ndërlidhjet

Yatsenuk: Rusia mund të destabilizojë zgjedhjet të dielën


Kryeministri ukrainas, Arseny Yatseniuk
Kryeministri ukrainas, Arseny Yatseniuk

Kryeministri ukrainas Arseny Yatseniuk ka paralajmëruar për mundësinë që Rusia të përpiqet të destabilizojë zgjedhjet parlamentare të Ukrainës, që do të mbahen këtë të diele.

Për të marrë masa në rast një situate të tillë, Ukraina ka urdhëruar masa shtesë për siç thonë ata të parandalojnë ‘sulmet terroriste’, që mund të vijnë nga rusët.

“Është e qartë se përpjekjet për të destabilizuar situatën do të vazhdojnë dhe do të ketë provokime nga ana e Rusisë. Ata nuk kanë arritur sukses në zgjedhjet e tyre presidenciale në maj, por planet e tyre kanë mbetur”, është shprehur Yatseniuk.

Ai ka thënë se Ukrainës i duhet një mobilizim i lartë nga të gjitha forcat e vendit, për të parandaluar shkatërrimin e procesit të votimit.

Më 27 tetor, Ukraina organizon mban zgjedhjet parlamentare.

XS
SM
MD
LG