Ndërlidhjet

Suedia ndërpren kërkimet e nëndetëses së huaj në detin e saj


Pamje nga kërkimet e nëndetëses së huaj në Stokholm
Pamje nga kërkimet e nëndetëses së huaj në Stokholm

Suedia ka deklaruar se së paku një nëndetëse e huaj ka operuar në mesin e ujëdhesave afër kryeqytetit Stokholm.

Gjenerali Anders Grenstad u ka thënë sot gazetarëve në kryeqytetin suedez, se një gjë e tillë është e ‘papranueshme’.

Deklarata e tij, vjen disa orë pasi që ushtria suedeze njoftoi se e kishte ndërprerë kërkimin e saj për një nëndetëse të huaj të dyshuar në ujërat e Skokholmit, për të cilën kërkimi ka zgjatur një javë.

Operacioni kishte filluar të premtën e kaluar.

Suedia nuk e ka akuzuar konkretisht asnjë vend.

Por, zëra të ndryshëm kanë folur rreth dyshimeve se nëndetësja i përkiste Rusisë.

Një gjë të tillë, Rusia e ka mohuar.

XS
SM
MD
LG