Ndërlidhjet

Merkel i kërkon Putinit që të furnizojë Ukrainën me gaz


Kancelarja gjermane, Angela Merkel
Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka kërkuar nga Presidenti rus Vladimir Putin që sa më parë të bëj një zgjidhje për të furnizuar Ukrainën me gaz, për shkak se dimri është afër.

Ajo ka zhvilluar një bisedë telefonike me Putin, sot, të cilët kanë folur për krizën në Ukrainë.

Merkel po ashtu ka kërkuar nga Putin që separatistët e mbështetuer nga Rusia që kontrollojnë Ukrainën lindore, të mos bëjnë probleme në zgjedhjet parlamentare të Ukrainës të cilët do të mbahen të dielën.

Ajo ka kërkuar që të gjithë të respektojnë ligjet e shtetit.

“Në bisedimet e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për të gjetur një zgjidhur lidhur me çmimet e gazit midis Rusisë dhe Ukrainës, Merkel i ka bërë thirrje Putinit për të gjetur sa më parë zgjidhjen sepse dimri po afrohet’, thuhet në deklaratën e lëshuar nga zyra e kancelares Merkel.

Rusia ka ndërprerë furnizimin me gaz në Ukrainë, duke i kërkuar kësaj të fundit që paraprakisht të i paguaj borxhet që i ka Rusisë.

Ndryshe, një takim i ri është caktuar javën e ardhshme mes BE-së dhe Moskës, nga frika që Rusia muajt e ardhshëm mund të ndikojë në ndërprerjen e furnizimit me rrymë në Evropë.

Kjo për shkak se Evropa një të tretën e gazit të saj e merr nga Rusia, gjysma e së cilës kalon nëpërmjet Ukrainës.

XS
SM
MD
LG