Ndërlidhjet

Nju Xhërsi dhe Nju Jorku me masa të reja anti-Ebolë


Ilustrim
Ilustrim

Guvernatorët e Nju Xhërsit dhe Nju Jorkut kanë urdhëruar izolim të detyrueshëm, prej 21 ditësh, për të gjithë mjekët dhe udhëtarët që kanë pasur kontakt me viktima të Ebolës në Afrikën perëndimore.

Ky urdhër ka ardhur pasi një mjek amerikan, i cili është kthyer në Shtetet e Bashkuara pasi ka trajtuar viktima të Ebolës në Guine, ka dalë të jetë edhe vetë i infektuar me virusin.

Afro 4,900 njerëz kanë vdekur nga shpërthimi i Ebolës këtë vit, shumica e tyre në Guine, Liberi dhe Siera Leone.

XS
SM
MD
LG