Ndërlidhjet

Pakistan: Gjatë operacionit kundër militantëve, janë vrarë 8 ushtarë


Ushtria e Pakistani gjatë ofensivës kundër militantëve
Ushtria e Pakistani gjatë ofensivës kundër militantëve

Tetë ushtarë të Pakistanit janë vrarë gjatë oepracionit madhor kundër militantëve në rajonin e trazuar fisnor Khyber, ka njoftuar mbrëmë vonë ushtria pakistaneze.

Nga përleshjet në hapësirën Spinqamar, janë vrarë edhe 21 militantë.

Gjatë ofensivës katërmuajshe ushtria thotë se janë vrarë 1100 militantë në Vaziristanin Verior.

Këto të dhëna nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur, pasi gazetarëve nuk u lejohet raportimi nga rajonet fisnore në Pakistan.

Në operacionet e mëparshme, ka pasur edhe civilë të vrarë.

XS
SM
MD
LG