Ndërlidhjet

Infermierja amerikane refuzon urdhrin për izolim


Ilustrim
Ilustrim

Një infermiere në Shtetet e Bashkuara, e cila është rikthyer nga trajtimi i pacientëve me Ebola në Siera Leone, ka refuzuar urdhrin për izolim, duke dalë nga shtëpia në Maine për të shetitur me biçikletë.

Kaci Hickox ka thënë se nuk e ka të nevojshëm izolimin, pasi nuk ka simptoma dhe ka dalë negative ndaj Ebolës.

Afro 5,000 njerëz kanë vdekur nga virusi në Afrikën Perëndimore, por vetëm nëntë pacientë janë trajtuar nga ai në SHBA.

Zyratrët amerikanë kanë mospajtime nëse punëtorët shëndetësorë të SHBA-së, të cilët kthehen nga trajtimi i pacientëve me Ebola në Afrikën Perëndimore, duhet të izolohen për një periudhë të caktuar ose jo.

XS
SM
MD
LG