Ndërlidhjet

Ban i shqetësuar me dhunën në Burkina Faso


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka dërguar një emisar special në Burkina Faso, për t’i dhënë fund dhunës që ka përfshirë vendin afrikan.

I dërguari i posaçëm i OKB-së për Afrikën Perëndimore, Mohamed Ibn Chambas, do të arrijë atje të premten.

Ban është duke përcjellë me shqetësim përkeqësimin e situatës së sigurisë në Burkina Faso, ka thënë zëdhënësi i tij, Stephane Dujarric.

Protestuesit në Burkina Faso i kanë vënë sot zjarrin ndërtesës së parlamentit në kryeqytetin Ouagadougou.

Dhuna ka ardhur pasi ligjvënësit kanë planifikuar të shqyrtojnë disa ndyrshime kushtetuese, që do t’i lejonin presidentit Blaise Compaore të garojë për një tjetër mandat vitin e ardhshëm.

Compaore tashmë është 27 vjet në krye të shtetit.

Opozita ka bërë thirrje për një fushatë të mosbindjes civile, për të kërkuar që Compaore të japë dorëheqje.

XS
SM
MD
LG