Ndërlidhjet

Të huajt mund të gjuajnë specie të rralla në Uzbekistan


Ilustrim
Ilustrim

Uzbekistani është duke lejuar të huajt që të gjuajnë kafshë, përfshirë specie të rralla dhe të rrezikuara, në këmbim të parave të gatshme.

Kompanitë turistike janë duke reklamuar këtë mundësi, pasi qeveria ka miratuar rezolutën për këtë qëllim më 20 tetor.

Lista e kafshëve që mund të gjuhen, së bashku me çmimet, është publikuar në fillim të kësaj jave.

Ajo përfshin specie të rrezikuara si leopardi i borës dhe antilopat.

Të huajt duhet të paguajnë 1,000 deri në 20,000 dollarë për secilën kafshë që vrasin.

XS
SM
MD
LG