Ndërlidhjet

Irani kritikon perëndimin për imponim të stilit të tyre në këtë vend


Mohammad Javad Larijani, sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Iranit për të Drejtat e Njeriut
Mohammad Javad Larijani, sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Iranit për të Drejtat e Njeriut

Zyrtarë iranian, kanë hedhur poshtë kritikat perëndimore lidhur me shkeljet e të drejtave të njeriut në këtë vend.

Mohammad Javad Larijani, sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Iranit për të Drejtat e Njeriut, të premtën ka kritikuar atë që ai e quajti ‘përpjekje e perëndimit për të imponuar stilin e jetës së tyre nën flamurin e të drejtave të njeriut’, duke përfshirë edhe të drejtat e homoseksualëve.

Ai këto komente i ka bërë gjatë një takimi të Këshillit të Kombeve të Bashkuara OKB për të Drejtat e Njeriut, në Gjenevë.

Perëndimi, vazhdon të akuzojë Iranin për represion dhe rritje të ekzekutime, duke përfshirë atë të një gruaje e cila është dënuar me varje, për vrasjen e një njeriu i cili donte ta përdhunonte.

Reyhaneh Jabbari, është dënuar me varje më 25 tetor, pasi që të afërmit e burrit të vdekur, kanë refuzuar që t’i japin asaj një pushim prej 10 ditësh, siç përcaktohet me ligj të sheriatit.

XS
SM
MD
LG