Ndërlidhjet

Talibanët lirojnë pilotin rus


Ilustrim
Ilustrim

Talibanët afgan, kanë njoftuar të premtën se kanë liruar një pilot të helikopterit rus, të kapur në provincën lindore Logar në prill të vitit 2013, për shkak se siç thonë ata ishte sëmurë rëndë.

Piloti Pavel Petrenko është zënë së bashku me një shtetas afgan dhe tetë inxhinierë turq, punonjës të një kompanie të ndërtimit, pasi që helikopteri me të cilin ata po udhëtonin bëri një ulje emergjente në provincën, e cila është pjesërisht e kontrolluar nga talibanët.

Menjëherë pas incidentit, janë liruar pasagjerët turq, por është mbajtur piloti rus dhe shtetasi afgan.

"Petrenko, i cili së fundi është sëmurë rëndë, është liruar nga Emiratet Islame për shkak të arsyeve shëndetësore, si dhe pas arritjes së një mirëkuptimi me shtetin në fjalë," ka thënë të premtën zëdhënësi i talibanëve, Zabiullah Mujahid.

"Ai është liruar, pasi që është betuar se kurrë më nuk do të punojnë për regjimin e Kabulit në Afganistan, por do të largohet menjëherë në vendin e tij”.

Mujahid ka shtuar se një premtim të njëjtë e ka bërë edhe i burgosuri afgan, i cili u lirua së bashku me pilotin rusë.

Lidhur me këtë rast, deri më tani nuk ka dhënë ndonjë koment ambasada ruse në Kabul.

XS
SM
MD
LG