Ndërlidhjet

Branson: I shokuar me katastrofën e anijes kozmike


Anija kozmike SpaceShipTwo
Anija kozmike SpaceShipTwo

Miliarderi dhe shefi i kompanisë Virgin, e cila është në procesin e provave për fluturime kozmike për turistët, Richard Branson, tha se është i shokuar me përplasjen vdekjeprurëse të anijes së tij, por projekti do të vazhdoj.

Zoti Branson, mbrëmë vonë në Los Anxhelos, tha se “ne gjithmonë e kemi ditur se rruga për në kozmos është ekstremisht e vështirë” dhe ka shtuar se “ne do të këmbëngulim dhe lëvizim përpara së bashku”.

Këto komente ai i ka bërë disa orë pasi anija, SpaceShipTwo, e kompanisë Virgin Galactic, u rrëzua në shkretëtirën e Kalifornisë, derisa e filloi fluturimin provues për në gjithësi. Nga përplasja u vra një pilot, ndërsa piloti i dytë është plagosur pas injektimit.

Kompania Virgin Galactic shpreson se në të ardhmen do t’i shfrytëzoj aeroplanët kozmikë për fluturime të rregullta me turistë, që do të qëndronin një kohë të shkurtër në gjithësi, e pastaj të ktheheshin në Tokë.

Tashmë më se 500 vetë i kanë rezervuar udhëtimet e tilla, duke paguar 200 mijë dollarë për një fluturim.

XS
SM
MD
LG