Ndërlidhjet

Serbia e “tmerruar” për vrasjen e simpatizuesit në Stamboll


Pamje e Urës së Bosforit që e lidhë pjesën evropiane dhe aziatike të Stambollit
Pamje e Urës së Bosforit që e lidhë pjesën evropiane dhe aziatike të Stambollit

Qeveria e Serbisë sot është shprehur e “tmerruar” për vrasjen e një simpatizuesi të klubit të basketbollit Cervena Zvezda nga Beogradi në Stamboll.

Në kumtesën e qeverisë së Serbisë, kryeministri Aleksander Vuçiqi, është shprehur i “tmerruar lidhur me vrasjen e llahtarshme” dhe ka kërkuar që kryerësi në mënyrë urgjente “të gjendet, arrestohet dhe të dënohet rëndë”.

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, e ka ftuar Vuçiqin për të shprehur ngushëllime për vrasjen e të riut 25 vjeçar, Marko Ivkoviq, gjatë përleshjes së simpatizuesve turq dhe serbë mbrëmë vonë në Stamboll.

Zoti Davutoglu ka shprehur keqardhje për këtë vrasje dhe ka thënë se autoritetet e Turqisë do të bëjnë çdo gjë për ta gjetur kryerësin e vrasjes.

Ivkoviq është therrur për vdekje në qafë gjatë përleshjes ndërmjet mbështetësve të Cërvena Zvezdës dhe ekipit turk, Galatasaray, para stadiumit u ishte zhvilluar ndeshja e basketbollit.

XS
SM
MD
LG