Ndërlidhjet

Biden: Evropa ta reduktoj varshmërinë energjetike nga Rusia


Joe Biden
Joe Biden

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, thotë se Evropa duhet të vazhdoj t’i zgjeroj furnizimet me energji, për ta reduktuar varshmërinë nga Rusia.

Duke folur sot në Stamboll në konferencën e sigurisë së energjisë të Këshillit Atlantik, zoti Biden mëtutje theksoi se Rusia nuk duhet të lejohet ta përdorë gazin dhe naftën si mjet gjeopolitik.

Sipas tij, konflikti në Ukrainë tregon për çështjen emergjente të këtij problemi.

Aktualisht, Rusia, Ukraina dhe Bashkimi Evropian, kanë arritur një marrëveshje në vlerë prej 4.6 miliardë dollarë me të cilën sigurohet gazi rus për Ukrainën dhe për vendet e BE-së.

Gjatë qëndrimit në Turqi, zëvendëspresidenti, Joe Biden, do të diskutoj edhe për konfliktet në Siri dhe Irak me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

XS
SM
MD
LG