Ndërlidhjet

Poroshenko: Holodomori krahasohet me luftën në pjesën lindore


Pamje nga Muzeu Holodomor në Kiev të Ukrainës
Pamje nga Muzeu Holodomor në Kiev të Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, e ka krahasurar periudhën Holodomor, në vitet 1932-1933, me luftën aktuale në pjesën lindore të Ukrainës, duke thënë se lufta e tashme është vazhdim i gjenocidit perandorak kundër popullit të Ukrainës.

Këto komente ai i ka bërë sot në kryeqytetin Kiev, derisa ka vendosur kurorë lulesh në shenjë të përkujtimit të urisë, gjatë ceremonisë në memorialin Holodomor.

Sot në Ukrainë është shënuar 81 vjetori i urisë Holodomor gjatë periudhës së Stalinit.

Kjo uri kishte ndodhur dersia policia e liderit të atëhershëm sovjetik, Josef Stalin, i kishte detyruar fshatarët në Ukrainë që të bashkohen në ferma kolektive, duke ua marrë drithërat dhe prodhimet e tjera ushqimore.

Vlerësohet se më se 10 milionë njerëz kanë humbur jetën si pasojë e ekzekutimeve, deportimeve dhe urisë, gjatë fushatës në periudhën e Stalinit.

XS
SM
MD
LG