Ndërlidhjet

Konfirmohet zgjatja e negociatave deri më 1 korrik 2015


Pjesëmarrësit në bisedimet e Vjenës John Kerry (i pari djathtas), Catherine Ashton dhe Javad Zarif
Pjesëmarrësit në bisedimet e Vjenës John Kerry (i pari djathtas), Catherine Ashton dhe Javad Zarif

Një zyrtar iranian ka konfirmuar se bisedimet për programin atomik të Iranit janë zgjatur deri më 1 korrik të vitit 2015.

Britania tha se negociatorët do të synojnë “marrëveshje kryesore” për këtë çështje brenda tre muajve.

Më herët, një diplomat perëndimor tha se bisedimet për porgramin atomik të Iranit, me gjasë do të zgjaten deri më 1 korrik të vitit 2015.

Agjencia Reuters raportoi se ky diplomat në Vjenë i ka bërë këto komente disa orë para kalimit të afatit të përcaktuar nga të dy palët, sonte në mesnatë, për arritjen e marrëveshjes për ndaljen e programit bërthamor iranian, në këmbim për tërheqjen e sanksioneve perëndimore, që e kanë dëmtuar ekonominë e Iranit.

Diplomati, po ashtu, tha se Irani dhe gjashtë fuqitë botërore, që po zhvillojnë negociata me Teheranin për mbylljen e këtij mospajtimi 12 vjeçar, do të synojnë arritjen e marrëveshjes në muajin mars.

Një takim i pasditës ndërmjet ministrave të jashtëm të Iranit dhe gjashtë ministrave të jashtëm të Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Kinës, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë, ka zgjatur afro 90 minuta.

XS
SM
MD
LG