Ndërlidhjet

Churkin: Rusia skeptike për kërkesën e separatistëve


VItaly Churkin
VItaly Churkin

Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vitaly Churkin, është shprehur pesimist lidhuir me kërkesën e separatistëve prorusë në pjesën lindore të Ukrainës për një forcë paqeruajtëse të OKB-së.

I pyetur për këtë kërkesë, zoti Churkin ka thënë se “mendoj se është vështirë” të realizohet.

Agjencia AFP e ka cituar një diplomat evropian që ka thënë se nuk ka entuziazëm për krijimin e operaacionit paqësor në pjesën lindore të Ukrainës, ku forcat qeveritare luftojnë kundër sepratistëve prorusë, prej muajit prill.

Dje, liderët e së vetëshpallurës Republikë Popullore e Donjeckut, kanë kërkuar ndërhyrje të forcës paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara, në të cilën do të përfshihej Rusia.

Qeveria e Ukrainës ka sugjeruar se ky ishte pretekst për thirrjen e trupavve ruse, për të cilat Kievi dhe perëndimi tashmë thonë se në mënyrë sekrete po marrin pjesë në luftë, në territorin e Ukrainës.

XS
SM
MD
LG