Ndërlidhjet

PE: Diskutohet për “gjuhën e urrejtjes” së Sheshelit


Pamje e ndërtesës së parlamentit Evropian në Strasburg
Pamje e ndërtesës së parlamentit Evropian në Strasburg

Në Parlamentin Evropian sot zhvillohet një debat për deklaratat e fundit të Vojisllav Sheshelit, i cili para disa ditësh është liruar përkohësisht nga burgu i Tribunalit të Hagës, ku pritet vendimi përfundimtar lidhur me akuzat kundër tij për krime të luftës në Bosnjë dhe Kroaci.

Pritet që të miratohet një rezolutë, me të cilën do të dënohet “gjuha e urrejtjes” e Vojisllav Sheshelit dhe do të kërkohet që Tribunali i Hagës për krime të luftës, ta tërheq vendimin e vet për lirimin e Sheshelit, për shkaqe shëndetësore.

Po ashtu, do të kërkohet nga autoritetet e Serbisë që të distancohen nga deklaratat e Sheshelit dhe t’i dënojnë ato në mënyrën më të ashpër.

XS
SM
MD
LG