Ndërlidhjet

Afganistan: Kryengritësit e sulmuan një bazë ushtarake


Pamje e ushtarëve afganë
Pamje e ushtarëve afganë

Ushtria e Afganistanit thotë se kanë vazhduar luftimet ndërmjet forcave të sigurisë dhe kryengritësve në bazën ushtarake Shorabak, në provincën Helmand, ku më parë ishin të vendosura trupat e Britanisë.

Gjenerali i armatës afgane, Ghulam Faruq, tha se një grup i kryengritësve të armatosur, mbrëmë vonë, e ka sulmuar bazën ushtarake.

Sipas tij, 6 kryengritës janë vrarë gjatë përleshjeve.

Kryengritësit talibanë e kanë marrë përgjegjësinë për sulm.

XS
SM
MD
LG