Ndërlidhjet

Pas katër vitesh në burg, lirohet aktivisti bjellorus


Aktivisti bjellorus, Eduard Lobau
Aktivisti bjellorus, Eduard Lobau

Aktivisti opozitar në Bjellorusi, Eduard Lobau, është liruar sot, pas katër vitesh të qëndrimit në burg.

Labou dhe shoku i tij Zmitser Dashkevich, ishin dënuar me katër përkatësisht dy vite heqje për sulm ndaj dy personave në dhjetor të vitit 2010 në Minsk.

Sulmi kishte ka ngjarë një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të kontestueshme presidenciale, të cilat qenë pasuar me arrestimet masive të aktivistëve.

Familjarët, miqtë, kolegët dhe gazetarët e kanë pritur të liruarin tek porta e burgut në qytetin perëndimor Ivantesevichy.

Lobau, e ka përsëritur për REL, se rasti ndaj tij dhe shokut të tij, ishte hapur vetëm sa për ti izoluar ata gjatë zgjedhjeve të vitit 2010, pas të cilave zgjedhje, presidenti Alyksandr Lukashenko e ka shtrirë sundimin e tij.

Dashkevich ishte liruar nga burgu vitin e kaluar.

Të dy aktivistët, në vazhdimësi janë thirrur në pafajësinë e tyre dhe e kanë hedhur poshte ofertën për falje nga presidenti që i’u ishte ofruar në këmbim të pranimit të fajësisë.

XS
SM
MD
LG