Ndërlidhjet

Putin: Për dy vite do të rimëkëmbet ekonimia ruse


Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë sot se problemet ekonomike në Rusi janë si rezultat i provokimeve nga faktorë të jashtëm, duke përfshirë këtu edhe rënien e çmimit të naftës.

Teksa i ka bërë komentet e para në konferencën vjetore të tij, Putin ka thënë se ekonomia ruse, në mënyrë të pashmangshme, do të rimëkëmbet brenda dy viteve.

Putin ka thënë se qeveria dhe Banka Qendrore ruse të cilat janë përballur me kritika pas dështimit për t’iu shmangur rënie së madhe të rublës, po punojnë së bashku për tejkalimin e kësaj situate.

XS
SM
MD
LG