Ndërlidhjet

Putin “mburret” me bashkëpunimin me Turqinë


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se kthimi i fundit i Moskës kah Lindja nuk ka të bëjë me “faktorët e jashtëm ekonomikë”.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për përpjekjet e Rusisë për bashkëpunim më të ngushtë ekonomik me Kinën dhe Turqinë, pas sanksioneve perëndimore, Putin ka thënë se projektet ekonomike me Kinën dhe Turqinë janë planifikuar shumë kohë më parë dhe se nuk kanë të bëjnë me të.

Putin ka shtuar se bashkëpunimi i Moskës me Ankaranë do të çojë te një qendër e re e gazit në kufirin Turqi-Greqi, por ka thënë se zbatimi i projektit varet nga homologët evropianë.

XS
SM
MD
LG