Ndërlidhjet

Kurdët rikthejnë disa territore nga IS-i


Irak
Irak

Forcat kurde të Irakut, të mbështetura nga aeroplanët e koalicionit ndërkombëtar, kanë kryer një operacion të gjerë kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS) në veri të Irakut.

Forcat peshmerka kanë rimarrë kontrollin e disa fshatrave në Sinjar, pasi sulmet ajrore të koalicionit u kanë hapur rrugën trupave tokësore.

Grupi i Shtetit Islamik ka marrë kontrollin e Sinjarit në fillim të gushtit dhe parandalimi i gjenocidit kundër pakicës fetare Yazidi ka qenë arsyeja përse presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka marrë vendim për sulme ajrore kundër xhihadistëve.

Komandanti i fushatës kundër Shtetit Islamik, gjenerali James Terry, ka thënë gjatë një konference për media në Uashington se 50 sulmet ajrore u kanë mundësuar kurdëve “të rimarrin rreth 100 kilometra katror terren”.

XS
SM
MD
LG