Ndërlidhjet

Ushtria pakistaneze vret 32 militantë


Pakistan
Pakistan

Ushtria e Pakistanit ka thënë se ka vrarë 32 militantë në rajonin Khiber.

Ushtria ka thënë se tre ushtarë të saj janë plagosur gjatë operacionit.

Lajmi vjen pak orë pasi forcat ushtarake kanë thënë se kanë vrarë 27 militantë me sulme ajrore dhe operacione tokësore, po ashtu në rajonin Khiber.

Islamabadi ka intensifikuar fushatën anti-talibane pas masakrës së 16 dhjetorit në një shkollë të Peshauarit.

Në këtë incident, militantët talibanë kanë vrarë 148 njerëz, shumica nga të fëmijë.

Kryeministri i Pakistanit, Navaz Sharif, ka thënë më 17 dhjetor se do të heqë moratoriumin për dënimin me vdekje të rasteve të lidhura me terrorizmin.

XS
SM
MD
LG