Ndërlidhjet

Turqia lëshon urdhër-arrest për rivalin e Erdoganit


Fethullah Gulen
Fethullah Gulen

Mediat turke raportojnë se një gjykatë në Stamboll ka lëshuar urdhër-arrest për klerikun turk që jeton në Shtetet e Bashkuara, Fethullah Gulen.

Televizioni shtetëror TRT ka thënë se urdhër-arresti është lëshuar bazuar në akuzat se Gulen udhëheq organizatë terroriste.

Gulen, i cili jeton në mërgim qysh në vitin 1999, është në krye të lëvizjes myslimane Hizmet.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka akuzuar ndjekësit e Gulenit brenda policisë dhe gjyqësorit se qëndrojnë prapa akuzave për korrupsion, që kanë tronditur qeverinë e tij vitin e kaluar.

Kleriku ka mohuar përfshirjen.

XS
SM
MD
LG