Ndërlidhjet

Pro-rusët thonë se nuk ka të dielën takim për paqe


Ilustrim
Ilustrim

Një udhëheqës i seperatistëve pro-rusë, thotë se një raund i ri i bisedimeve që synon paqen mes rebelëve dhe qeverisë ukrainase, nuk do të zhvillohet gjatë të dielës, ashtu siç është shpresuar.

Bisedimet në kryeqytetin bjellorus Minsk, në mes të përfaqësuesve të Rusisë, Ukrainës dhe OSBE-së, në shtator të këtij viti, e kishin prodhuar një marrëveshje në mes të Kievit dhe seperatistëve në lindje të Ukrainës.

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, ka thënë se një takim i radhës për përmbushjen e marrëveshjes së arritur në shtator, do të mbahet më 21 dhjetor.

Por, Denis Pushulin, zëvendësudhëheqës i vetshpallur i Donjeckut, ka thënë se ende nuk janë pajtuar përkitazi me datën e këtij takimi.

“Ne shpresojmë që një takim në Minsk do të ndodhë para përfundimit të këtij viti”, ka thënë Pushulin për agjencinë e lajmeve “Interfax”.

Gjatë ditës së sotme, ministri jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, i ka bërë thirrje grupit të kontakti, që të takohen sa më shpejt që të jetë e mundur.

Marrëveshja e armëpushimit e arritur në shtator është shkelur nga të dyja palët në Ukrainën lindore.

Megjithatë, dhuna e pakësuar në mënyrë të ndjeshme gjatë muajit të fundit, i ka rritur shpresat për bisedime të mëtejme.

XS
SM
MD
LG